Bota
Suedezët krijuan një mënyrë të re për ta ngrohur shtëpinë
Disa ngrohen me dru, disa prej gazit dhe disa në kompjuterë. Të ndryshme janë mënyrat për ngrohje gjatë muajve të ftohtë, por Suedia është patjetër përpara kohe.
Dihet se suedezët janë një vend i avancuar në aspektin mjedisor dhe teknik. Por, projekti i tyre teknologjik i fundit i habiti të gjithë dhe sigurisht që është një inovacion i madh në teknologjitë mjedisore. Gjegjësisht, në një pjesë të Stokholmit, në vendbanimin Skarpnak, do të ndërtohet një bazë e të dhënave.
Gjithkush që zotëron kompjuterë e di se sa shumë nxehen, por sigurisht nuk i ka ndodhur askujt se energjia mund të përdoret për t’u ngrohur. Suedezët mendojnë se rreth 30,000 familje do të ngrohen nga kompjuterët e tyre.
I gjithë projekti drejtohet nga Fortum, dhe sipas parashikimeve të tyre, kompjuterët mund të nxejnë më shumë se 10 për qind të shtëpive dhe ndërtesave në të ardhmen. Për këtë arsye, autoritetet e qytetit kanë vendosur që Stokholmi ka nevojë për më shumë qendra kompjuterike.
Kryeqyteti i vendit, slogani i të cilit është “Në hap me kohën”, do të bëhet edhe më i avancuar në aspektin mjedisor. Ata kanë qenë pjesë e nxehtësisë për disa kohë, gjithashtu nga mbeturinat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












