Festa e Flamurit, kurorëzim i sakrificave gjatë shekujve
Zëvendëskonsulli i Kosovës dr. Sali Sefa: mërgata ka bartur peshën kryesore në proceset në të cilat kanë kaluar shqiptarët
Të premten që shkoi u mbajt në Winterthur një manifestim kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të pavarësisë së shtetit shqiptar. “Shoqata Shqiptare” e këtij qyteti e cila si veçanti të saj ka faktin se udhëhiqet nga gratë, ia kishte dalë të organizonte një festë mjaft simpatike për komunitetin e këtushëm shqiptar. Për të festuar me bashkatdhetarët në Winterthur kishte ardhur edhe zëvendëskonsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, dr. Sali Sefa me bashkëshorten.
Pas hapjes së solemnitetit dhe prezantimit me pak fjalë të shoqatës nga kryetarja, Vjollca Popova-Shabani, me një fjalë rasti mbi rëndësinë dhe historinë e festës u paraqit aktivistja e njohur, Have Shala-Gërguri. Ajo evokoi përpjekjet e bëra nga shqiptarët deri në realizimin e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe shtypjen të cilës iu ekspozua pastaj gjysma e popullit shqiptar, e mbetur jashtë shtetit të pavarur.
Pas intonimit të himnit kombëtar, fjala iu dha zëvendëskonsullit të Kosovës, Sali Sefa. z. Sefa me këtë rast u kujtoi të pranishmëve edhe dimensionet tjera të 28 nëntorit. Kjo është edhe ditëlindja e heroit të kombit, Adem Jashari dhe dita e daljes së parë publike të UÇK-së, tha ai. Zëvendëskonsulli pastaj solli në kujtesën e të pranishmëve rolin e mërgatës shqiptare, e cila, sipas tij, ka bartur peshën kryesore në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova dhe populli shqiptar gjatë dekadave të fundit.
Një freskim për manifestimin ishte paraqitja e grupit teatror “Aktrimi” nga Cyrihu nën drejtimin e Ramadan Morinës me realizimin e qëlluar artistik të skenës së njohur historike të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Ky grup entuziastësh në vazhdim të programit festiv u paraqit edhe me një pikë humoristike të realizuar shumë mirë, që merr në thumb aktualitetin politik të shqiptarëve.
Këngëtarja Elda Shabani me bukurinë e zërit dhe interpretimin me nivel ka “elektrizuar” atmosferën me këngët e saj të zgjedhura.
Në një kënd të sallës ofroheshin ushqime nga kuzhina shqiptare dhe pije me çmime simbolike. Nënkryetarja e shoqatës, Rabije Eshrefi ka njoftuar publikun se të ardhurat modeste nga shitja e tyre, do të jepen për ndonjë familje të varfër në Kosovë. (B.)
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













