Shqipëria
Arkaizëm: hakmerret për gjyshin pas 49 vjetësh
Shkak dyshohet hakmarrja, pasi babai i viktimës ka vrarë gjyshin e autorit, ngjarje e ndodhur 49 vite më parë, më 1968
Hakmarrjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë prezente, madje me vrasje që kanë ndodhur dekada më parë.
Policia e Fierit ka arritur të zbardhë një vrasje të ndodhur rreth një vit më parë, duke vënë në pranga dhe autorin e dyshuar, raporton “TCH”.
Ngjarja kishte ndodhur nëntorin e kaluar, ku trupi i pajetë i Shefo Duraj, 57 vjeç, teknolog në uzinën e Ballshit u gjet nga një bari në pyllin e fshatit Kalenjë të Mallakastrës.
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes duke ndaluar autorin e dyshuar Feti Yzeiraj, 41 vjeç nga fshati Aranitas i Mallakastrës. Shkak dyshohet hakmarrja, pasi babai i viktimës ka vrarë gjyshin e autorit, ngjarje e ndodhur 49 vite më parë, më 1968, përcjell albinfo.ch.
Ai akuzohet për vrasje penale me dashje, ndërkohë që policia po kërkon ende më shumë prova rreth këtij rasti.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje













