Kosova
Zyra e kryeministrit blen 3 ‘iPhone 7’ dhe 11 ‘Samsung’
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka blerë plot 14 telefona, smartphone të fjalës së fundit. 3 ‘iPhone 7’ dhe 11 ‘Samsung A5’ të vitit 2017 janë blerjet që i ka bërë zyra e të parit të qeverisë. Këto blerje luksoze i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 mijë e 42 euro, raporton ‘kallxo.com’.
Blerjet kanë ndodhur një muaj pas zgjedhjes së Qeverisë Haradinaj në Kuvend.
Kur kishte publikuar njoftimin për tenderin e telefonave, Zyra e Kryeministrit ishte sqaruar me fjalët se telefoni sot nuk është mall luksi, por mjet pune, përcjell albinfo.ch.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri në debatpernime në qershor të këtij viti kishte thënë se është e tmerrshme blerja e telefonave luksozë nga zyrtarët e qeverisë.
“Kjo puna e telefonave është hajgare. Është e tmerrshme me ble telefona 850 euro. Kur se ki ti tondin personal, qysh e blen ti 850 euro telefon. Kjo është punë e tmerrshme. Këtu ka punë edhe për prokurinë”, kishte thënë Tahiri në ‘DebatPernime’ me Jeta Xharrën në zgjedhjet e qershorit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











