Kosova
Olluri: Për sulmin ndaj Kajtazit, arrestohet një shok i Milaim Zekës
Policia e Kosovës menjëherë ka arrestuar Faton Ramadanin, familjar i vëllezërve Kiçina, të dënuar me më shumë se 100 vjet për një vrasje të katërfishtë në Drenicë
Kryeredaktori i Gazetës “Insajderi”, Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht pak çaste më parë në një lokal në qendër të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës menjëherë ka arrestuar Faton Ramadanin, familjar i vëllezërve Kiçina, të dënuar me më shumë se 100 vjet për një vrasje të katërfishtë në Drenicë.
Siç ka deklaruar drejtori i gazetës, Parim Olluri, sulmi fizik ndaj Kajtazit lidhet me shkrimet që ky medium ka pasur për deputetin Milaim Zeka, i cili është mik i ngushtë i deputetit të Nismës për Kosovën.
Kryeredaktori i Gazetës Insajderi po pinte kafe në një lokal bashkë me kolegë gazetarë, kur një person i është afruar dhe e ka goditur në trup fillimisht. Dëshmitarët thanë për Express-it se sulmuesi menjëherë ka filluar ta grushtojë Kajtazin, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.
Vehbi Kajtazi është prej gazetarëve më të mirë në Kosovë në fushën e hulumtimit. Ditëve të fundit ai ka pasur një seri shkrimesh rreth deputetit Milaim Zeka, i cili po hetohet nga organet e drejtësisë për mashtrim me viza pune në Gjermani.
Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, në një prononcim për Gazetën Express, tha se sulmi ndaj Kajtazit lidhet pikërisht me këto shkrime. Alibia e Ollurit mbështetet në atë se Policia ka ndaluar pak çaste pas sulmit Faton Ramadanin, si një prej shoqëruesve të sulmuesit të Kajtazit – i cili ende nuk është kapur nga policia.
Ndryshe, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina dhe Blerim Kiçina janë dënuar me 100 vjet burgim për vrasjen e Hamëz Hajrës në vitin 2001 dhe tre anëtarëve të familjes së tij.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












