Kosova
Rama: Kosovarët janë lodhur nga durimi i izolimit
"Kosovarët janë populli i vetëm në të gjithë Evropën, që nuk mund të largohet nga vendi i vet. Për shkaqe të pakuptimta”, ka thënë Rama
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar Brukselin për marrëdhënie të padrejta me vendin e tij. Ai thekson se shqiptarëve u është sosur durimi me Bashkimin Evropian dhe se qëndrimi i Brukselit në çështjen e hapjes së negociatave është një çmenduri pasi sipas tij, BE po i jep më shumë përparësi procesit të integrimit të Serbisë dhe Malit të Zi, ndërsa ka anashkaluar Shqipërinë.
Në një intervistë për gazetën gjermane, “Frankfurter Rundschau”, Rama shprehet se nuk e kupton frikën e udhëheqësve evropianë, të cilët sipas tij, e lidhin hapjen e negociatave të pranimit në BE, me zgjedhjet në vendet e tyre apo rebelimin e opinionit publik.
Kryeministri Rama ka kritikuar BE-në edhe izolimin e Kosovës siç ka thënë ail “Kosovarët kanë shtetin e tyre, dhe nuk mund të udhëtojnë më. Jo vetëm që ka një lodhje të vazhdueshme, por ka edhe një lodhje nga durimi. Kosovarët janë populli i vetëm në të gjithë Evropën, që nuk mund të largohet nga vendi i vet. Për shkaqe të pakuptimta”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës










