Lajme
Nuk ka rezultate në Bruksel, takimi vazhdon nesër
Ka përfunduar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, pa asnjë rezultat. Palët nuk janë marrë vesh për asgjë dhe nuk ka asnjë konkluzion pas takimit. Kurse dialogu do të vazhdojë edhe nesër.
Shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se pozicionet e të dy palëve janë edhe më të largëta.
Ai ka thënë se pala serbe do të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, raportojnë mediat serbe.
“Situata është shumë e vështirë dhe bisedimet ishin të vështira”, ka thënë ai. Stefanoviq ka deklaruar se Serbia i mbetet besnike qëndrimit që në përfaqësimet rajonale të gjendet një zgjidhje e pranueshme, në përputhje me Rezolutën 1244.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










