Shqipëria
Rama: Diaspora, interes për investime, duhet të regjistrohet
Qeveria shqiptare vitin e ardhshëm do të kryejë regjistrimin e diasporës.
Duke vënë në dukje mungesën e politikave ndaj kësaj pjesë të shqiptarëve, kryeministri Rama ka deklaruar se procesi që nisi vitin e shkuar do të përmbyllet në vitin e pagëzuar si të Skënderbeut. Rama bëri thirrje për gjithëpërfshirje, duke thënë se ky proces duhet të garantojë votën për të gjithë emigrantët dhe për këtë çdo parti duhet të bashkëpunojë.
“Jemi të fundit që nuk kemi plotësuar në raportet me vendet që janë rreth e rrotull apo vendeve që duam t’u ngjajmë përfshirjen e drejtpërdrejtë të të gjithë emigrantëve shqiptarë në procesin më të rëndësishëm të vendimmarrjes në vend përmes votës. Kjo është një arsye shumë e fortë që asnjë parti politike e përfaqësuar në Parlament të mos mungojë në këtë proces, të mos tregojë apo të lërë të kuptohet apo të keqkuptohet se nuk është e interesuar për votën e shqiptarëve jashtë atdheut. Baza e këtij procesi është regjistrimi që, për fat të keq, u la pas dore për çerek shekulli.
Premtimi për të regjistruar diasporën tonë ka shoqëruar partitë njëra pas tjetrës, fushatë më fushatë dhe ishte premtim kyç i qeverisë së krijuar më 2005, por hapi serioz drejt realizimit të këtij synimi madhor u hodh vetëm vitin e shkuar”, ka thënë Rama. Shefi i qeverisë tha se regjistri i diasporës nuk është vetëm një çështje numërimi dhe votimi, por i ofron Shqipërisë dhe një bazë të dhënash për kapacitetet e burimeve njerëzore.
Sipas ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, ky proces duhet të jetë nën monitorimin e Kuvendit dhe për këtë është ngritur dhe një nënkomision pranë Komisionit të Jashtëm.
https://web.facebook.com/
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












