Shqipëria
75% e remitancave në Shqipëri vijnë nga Italia
Studime ndërkombëtare tregojnë se tre të kartërtat e dërgesave të emigrantëve, vijnë nga Italia.
Si për tregtinë edhe për remitencat Shqipëria e ka të përqendruar varësinë e saj në pak vende të huaja.
Të dhëna të përpunuara nga Banka Qendrore Europiane për disa vende të rajonit, nxjerrin në pah lidhjen e fortë të emigracionit tonë me vetëm një vend. Nga Italia vijnë 75% e dërgesave të emigrantëve. Burimi i dytë për të ardhurat nga emigrantët janë SHBA-të me 14 % e pasuar nga Gjermania me 6%.
Fqinjët ballkanas, kanë një shpërndarje me të diversifikuar të remitancave. Burimi kryesor i dërgesave janë Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ata sigurojnë më shumë dërgesa edhe nga shtete të tjera.
Ekonomistët vlerësojnë se përqendrimi i të ardhurave në nivel të lartë nga vetëm një vend, siç është në rastin tonë Italia, rrit rrezikun e transmetimit të problemeve ekonomike. Në fakt kriza ekonomike në Itali e Greqi pak vite më parë solli jo vetëm ulje të remitancave, por edhe kthim të emigrantëve.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













