Shqipëria
Shqiptarët bëjnë më së shumti orë pune në Evropë
Shqiptarët punojnë rreth 2 230 orë në një vit, më shumë se të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe shumë më lartë se mesatarja e orëve të vendeve të OECD-së
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar statistikat e reja mbi Tregun e Punës, në të cilën ka përllogaritur orët në punë sipas shteteve. Mesatarja e orëve vjetore të punës të vendeve të OECD-së është 1 765 orë.
Numrin më të ulët të orëve të punës në vit e ka Gjermania. Gjermanët punojnë vetëm 1 371 orë dhe ndiqen nga holandezët, të cilët punojnë 1 419. Më pak orë punojnë dhe norvegjezët me 1 424, francezët 1 482 orë, zviceranët 1 590 orë. Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të lartë në BE, pasi vijojnë të kenë të ardhura më lart mesatares së Bashkimit Evropian.
Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët punojnë rreth 2 230 orë në vit. Pas shqiptarëve, populli “më punëtor” në Evropë duket se janë grekët, të cilat sipas të dhënave të përpunuara nga OECD punojnë rreth 2 042 orë në vit.
Në botë, shqiptarët rezultojnë të punojnë me kohëzgjatje të ngjashme me meksikanët, koreanët, kostarikanët.Të dhënat e mëparshme nga Komisioni Evropian kanë treguar se edhe shtetet e tjera të Ballkanit punojnë me orë të zgjatura, ndërsa rekordin në Evropë e mban Turqia, me gati 2 500 orë në vit.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës














