Bota
Bullgarët, më të rrezikuarit në BE nga varfëria dhe përjashtimi social
Bullgaria ka shkallën prej 40% ndërsa Çekia është regjistruar si vendi me shkallën më të ulët të rrezikut të varfërisë ose përjashtimit social me 13,3 për qind
Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), më shumë se një e treta e popullsisë në Bullgari, Rumani dhe Greqi vitin e kaluar janë përballur me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social. Kjo shkallë është regjistruar në 40 për qind në Bullgari, 38,8 përqind në Rumani dhe 35,6 përqind në Greqi.
Ndërkaq, Çekia është regjistruar si vendi me shkallën më të ulët të rrezikut të varfërisë ose përjashtimit social me 13,3 për qind, kurse pas saj janë radhitur Finlanda me 16,6 përqind, Danimarka me 16,7 përqind dhe Holanda me 16,8 përqind.
Shkalla e personave që jetojnë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social në Gjermani është regjistruar në 19,7 përqind, në Francë 18,2 përqind, në Itali 28,7 përqind, në Spanjë 27,9 përqind, në Britani 22,2 përqind dhe në Belgjikë 20,7 për qind.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













