Lifestyle
Lipa kompleton vitin me një çmim të rëndësishëm
Tashmë është e qartë se Dua Lipa po shijon një vit të mrekullueshëm për karrierën e saj.
Jo vetëm që doli e para në Britani të Madhe me hitin “New Rules”, por Dua Lipa arriti që me albumin e saj të parë të ketë tjetër sukses në botë.
Mbi të gjitha, Dua Lipa tani ka marrë çmimin ASCAP Vanguard për kontributin e saj për muzikën.
Çmimet ASCAP mbahen çdo vit në SHBA dhe Britani të Madhe. Në ceremoninë, ku fitoi Lipa, u nderuan talentet britanike, ata që i kanë dhënë formë të re muzikës britanike.
Lipa shfrytëzoi rrjetet sociale për të treguar festën për suksesin e madh të arritur, shkruan albinfo.ch.
“Faleminderit ASCAP për çmimin. Çfarë ceremonie e mrekullueshme”, ka shkruar ajo në Instagram duke shtuar se “po përgatit diçka të re”.
Për çmimin e Dua Lipës ka shkruar edhe MTV e Britanisë së Madhe që ka vlerësuar se ky çmim është plotësisht i merituar për kosovaren.
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën Qiratë vazhduan të rriten në qershor në të gjithë Zvicrën, sipas platformës së pronave Homegate. Nga... -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?













