Shqipëria
Shkarkohen 12 punonjës të policisë në Elbasan
Shkarkime masive kanë ndodhur në Policinë e Elbasanit, e krejt kjo lidhur me ngjarjen e 18 shtatorit të këtij viti, ku një mjet “Audi” përplasi makinën e policisë gjatë një operacioni të policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka nënshkruar shkarkimin e 12 drejtuesve të policisë nga drejtori i Policisë e deri tek shefat e sektorëve, përcjell albinfo.ch.
“Kam komanduar në krye të kësaj drejtorie një nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë, Drejtues i Lartë, Altin Qato, i cili do të mbështetet nga një sërë specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të caktuar në mbështetje të tij për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave vendore, qoftë në planin e ristrukturimit të plotë, qoftë në planin e goditjes së elementeve kriminalë”, ka thënë Çako.
Në një konferencë urgjente për mediat, Çako tha se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar më 18 shtatorit 2017.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












