Kosova
Me ndihmën e bashkatdhetarëve, inaugurohet shtëpia e 47-ë në Gjilan
Është përuruar sot shtëpinë e 47 me radhë për familjen e Veli Aliut, i cili ka jetuar në kushte të rënda ekonomike dhe sociale, e me barrën tjetër të fëmijëve të tij që kanë aftësi të kufizuara në lëvizje
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me donatorët nga Zvicra, Ramadan Ramadani dhe kompaninë “Vëllezrit Aliu”, kanë përuruar sot shtëpinë e 47 me radhë për familjen e Veli Aliut, i cili ka jetuar në kushte të rënda ekonomike dhe sociale, e me barrën tjetër të fëmijëve të tij që kanë aftësi të kufizuara në lëvizje.
Në fjalën e tij kryetari Haziri, ka thënë se aksioni i filluar me gala mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, nuk është besuar në fillim që do të ketë këtë jehonë, por, tri vjet nga ajo mbrëmje ne sot inaugurojmë shtëpinë e 47 me radhë.
“Kur e kemi filluar aksionin për eliminimin e varfërisë dhe zgjidhjen e problemit të banimit për familjet në nevojë, asnjëherë nuk kemi besuar në jehonën kaq të madhe të saj. Falë shpirtit të madh dhe human që kanë qytetarët e Komunës së Gjilanit, afaristët, kurbetqarët dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar duke ndarë nga pasuria e tyre për rastet në nevojë, sot e kemi një gjendje krejt tjetër, për çka në emër të gjithë këtyre familjeve i falënderoj donatorët”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Familja e Velisë, sipas tij, sot është bërë me shtëpi të re, me standarde moderne dhe me kushte që e ka më të lehtë edhe përkujdesjen për fëmijët e tij, që janë me aftësi të kufizuara në lëvizje.
“Do të vazhdojmë edhe më tutje, sepse kemi edhe pak raste që kanë mbetur dhe duhet të intervenojmë edhe tek ato familje që të gjithë ti gëzohen një jete më të mirë dhe të barabartë me të tjerët”, ka thënë i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kurse donatori nga Zvicra, Ramadan Ramadani dhe Agim Aliu në emër të kompanisë “Vëllezrit Aliu”, kanë thënë se përpos gëzimit që ndjejnë për kushtet që ka kjo familje, ata tani e tutje do të jenë miq të Veliut dhe familjes së tij dhe gjithmonë do ta kenë nën përkujdesje në të gjitha format.
E Veli Aliu, përfitues i shtëpisë me mbi 110 metra katror, ka thënë se kjo është bërë falë angazhimit të kryetarit Haziri, të donatorëve dhe dashamirëve të shumtë që ka Gjilanit. “Unë ndjehem shumë mirë. Sot familja ime dhe fëmijë e mi janë të qetë në aspektin e banimit. Uroj që të gjitha familjet të kenë fatin dhe një ditë të gëzohen sikur unë sot”, ka përfunduar shkurt ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












