Kosova
Moti i mirë gjatë zgjedhjeve: “kosovarëve u ka ardhur vera kah dera”
Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është momenti që shqiptarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të shprehur. Motin e mirë me diell ai tha se “qytetarëve u ka ardhur vera kah dera”
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pasi kanë votuar sot në Prishtinë, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin sa më masovikisht në këto zgjedhje. Ata i konsideruan zgjedhjet shumë të rëndësishme për vendin, ndërsa motin me diell siç thanë ata iu ka ardhur qytetarëve “vera ka dera”.
Isa Mustafa tha se është në vullnetin e qytetarëve që me verdiktin e tyre t’i ndihmojnë demokratizimit dhe zhvillimit të vendit. “Uroj që gjithë qytetarët të dalin të votojnë, për ata që qytetarët mendojnë se e meritojnë votën e tyre”, tha Mustafa.
Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është momenti që shqiptarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të shprehur vullnetin e tyre politik.
“Qytetarëve u ka ardhur vera kah dera. Sistemi politik institucional hapet një herë në katër vjet për të gjithë, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim prejardhje e pasurie. Unë i ftoj të gjithë qytetarët anekënd Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Të varfër e të pasur, gra e burra, pleq e të rinj, u bëjë thirrje që ta përdorin këtë mundësi për ta shprehur vullnetin e tyre”, tha ai.
Gjithashtu kanë votuar edhe liderët tjerë, si kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, pastaj kandidatët për kryetarë të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Arbër Vllahiu, Selim Pacolli e të tjerët.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












