Uncategorized
Gara mes Ahmetit dhe Abrashit, dështimi i Çelajt
Rezultatet e publikuara nga Demokracia në Veprim janë pranuar nga dy kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit nga VV-ja dhe Arban Abrashi i LDK-së, shkruan albinfo.ch.
Ahmeti ka thënë se VV-ja ka dyfishuar numrin e votuesve në kryeqytetin e Kosovës. “Faleminderit nga zemra për të gjithë votuesit në Prishtinë. Nga 16 mije vota për Kuvendin Komunal në 2013 (10 asamblistë) kemi mbi 35 mijë vota për Kuvend dhe mbi 20 asamblistë. Kemi marr edhe më shumë vota për kryetar se sa në zgjedhjet e 11 qershorit me mbi 40 mijë vota dhe kemi dal bindshëm të parët. Në emër të krejt Lëvizjes ju falënderojmë nga zemra”, ka shkruar Ahmeti në rrjetet sociale.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se qëllimi i tij është arritur në rundin e parë në Prishtinë. “Ne kemi thënë se ne synojmë balotazhin dhe tani shumë shpejt ju garantoi se do ta fitojmë Prishtinën”, ka thënë Abrashi në konferencë për media.
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj nuk ka arritur të bind qytetarët e Prishtinës për të parin e komunës.
Të sipas rezultateve preliminare të DnV-së, Çelaj nuk ka arritur të fitojë më shumë se 5.72 % të votave në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”












