Lajme
Pajtim në parim për kërkesën amerikane në fushë të tatimeve
Në marrëveshjen e kontestuar të tatimit të dyfishtë me SHBA-në do të duhej të jenë të mundshme edhe kërkesat grupore
Pas një seance maratonike, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka arritur mbrëmë pajtimin për miratimin e ligjit për ndihmë administrative tatimore. Kundër kanë votuar vetëm deputetët e SVP-UDC-së. Ligji rregullon parimet në të cilat do të mbështetet ndihma administrative që Zvicra do tu japë autoriteteve të huaja në çështjen e tatimeve.
Me këtë ligj nuk parashihen kërkesa grupore as pyetje lidhur me të dhënat e vjedhura bankare por do të ketë ndihmë administrative edhe atëherë kur do të mungojnë emrat konkretë të personave që u kanë ikur tatimeve.
Ndërkaq, në marrëveshjen e kontestuar të tatimit të dyfishtë me SHBA-në do të duhej të jenë të mundshme edhe kërkesat grupore. Por vendimin përfundimtar për këtë çështje, parlamentarët e kanë shtyrë për të hënën, shkruan drs.ch.
Marrëveshja në fjalë parasheh që SHBA-së t`i ofrohet ndihmë administrative nga Zvicra jo vetëm në rastet kur bëhet fjalë për mashtrim në tatime por edhe kur është fjala për evazion fiskal. Për këto raste nuk nevojiten emrat ose numrat e llogarive të klientëve bankarë. Mjafton përshkrimi i një “modeli sjelljeje”, që do të nënkuptojë se klienti në fjalë ka bërë evazion fiskal.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












