Shqipëria
Do të mahniteni me këto kanione afër Tiranës
Këto kanione të mrekullueshme ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen dhe janë vetëm 20 km larg Tiranës
Të gjithë vrapojmë të vizitojmë vende të huaja, duke pretenduar se e njohim vendin tonë.
Por në të vërtetë nuk e njohim as vendin tonë e as bukuritë natyrore të tij.
Këto kanione të mrekullueshme ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen dhe janë vetëm 20 km larg Tiranës.
Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh në to.
Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve.
Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat në stinën e nxehtë përdoren për tu larë dhe për të bërë banjo dielli.
Për të shkuar tek këto kanione ndiqet rruga që të çon në Shpellën e Pëllumbasit duke qenë se ato ndodhen poshtë saj në lumin Erzen.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













