Kosova
Podujevë, vidhen 148 pasaporta kosovare
Institucioni që funksionon nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme është vjedhur më 21 tetor, ndërsa një person ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh në cilësinë e të dyshuarit
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur të shtunën e kaluar në Podujevë, 30 kilometra në veri të Prishtinë. Aty, persona tashmë të dyshuar nga Policia, kanë vjedhur 148 pasaporta të Republikës së Kosovës si dhe 3 mijë e 900 euro. Vjedhja ka ndodhur në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve në këtë qytet.
Institucioni që funksionon nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme është vjedhur më 21 tetor, ndërsa një person ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh në cilësinë e të dyshuarit.
“Objekti i Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Podujevë , janë thyer e vjedhur të shtunën e javës që kaloi. Nga aty janë vjedhur 148 pasaporta , ndërsa në piken e shitjes se Postelekomit te Kosovës, të vendosur brenda objektit, janë vjedhur edhe 3900 euro si dhe mbushje telefonike”, thuhet në një raport që e transmetoi RTK.
Policia e Kosovës në Podujeve ka deklaruar “se në lidhje me rastin një person është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa paraburgim prej 30 ditësh”.
Ministria e Punëve të Brendshme në përgjigje të shkruar e konfirmoi vjedhjen e së shtunës, ku është marrë kasaforta me 148 pasaporta. Por, zyrtarë të kësaj ministrie deklaruan se janë marr të gjitha masat parandaluese në rast se tentohet që pasaportat të keqpërdorën, duke u njoftuar të gjitha organet e nevojshme.
Ndërkohë, aplikuesit do të pajisen me pasaportat e tyre pa pagesë shtesë. Sigurimi i këtij objekti bëhej nga një kompani private e kontraktuar dhe nga aty është suspenduar roja i ndërrimit. Albinfo.Ch e jep të plotë lajmin që është transmetuar në televizionin publik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













