Lajme
Biznes me mbledhjen e borxheve
Një kompani gjermane e njohur për menaxhimin e borxheve të këqija, njoftoi se nga data 1 mars ka nisur zyrtarisht operacionet në Shqipëri
Gjendja e vështirë e ekonomisë dhe rritja e kredive të këqija ka krijuar në Shqipëri një treg të ri, atë të mbledhjes së borxheve.
Një kompani gjermane nga Hamburgu, e njohur për menaxhimin e borxheve të këqija, njoftoi se nga data 1 mars ka nisur zyrtarisht operacionet edhe në Shqipëri. Në faqen zyrtare të kompanisë, e cila është e pranishme në 27 vende të botës, njoftohet se vendimi për të hyrë në Shqipëri erdhi pas kërkesave të shumta nga klientët e saj ndërkombëtarë, që operojnë në vendin tonë dhe duket kanë probleme me detyrimet e pashlyera.
“EOS” thotë se aktiviteti i saj konsiston në mbledhjen e borxheve të këqija për llogari të klientëve, që mund të jenë banka apo dhe kompani të tjera private. Sipas drejtuesve të saj, tregu shqiptar i borxheve është i ngjashëm me atë të vendeve të rajon.
Prej tre vitesh, ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të fortë të borxheve të këqija. Krahasuar me vitin 2008, kreditë e pashlyera në banka janë rritur me gati 5 herë, nga 3.92 për qind e totalit në rreth 19 për qind. Por tregu i borxhit të keq nuk kufizohet vetëm tek bankat.
Ai tashmë është shtrirë edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë si energjia apo dhe ndërtimi, ku kompani private dhe publike kanë krijuar me njëra-tjetrën një zinxhir të ngatërruar borxhesh. Vetëm pak muaj më parë qeveria shqiptare, Korporata Elektroenergjetike dhe CEZ u përfshinë në një konflikt të trefishtë borxhi. KESH denoncoi se CEZ nuk i paguan mbi 60 milionë euro detyrime, ndërsa kompania çeke nga ana tjetër pranonte të paguante me kusht që qeveria të shlyente borxhin që ka ndaj saj. /albinfo.ch & top-channel/
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












