Shqipëria
Shqipëria, atraktive edhe për turizmin shëndetësor
Më së shumti turistët e huaj, e në të shumtën e rasteve emigrantët, kërkojnë shërbimet dentare, gjithashtu edhe ato estetike.
Shqipëria është bërë një vend atraktiv jo vetëm se ka detin, por edhe për turizmin shëndetësor.
Më së shumti turistët e huaj, e në të shumtën e rasteve emigrantët, kërkojnë shërbimet dentare, gjithashtu edhe ato estetike.
Sipas të dhënave të INSTAT, në 9 muajt e parë të 2017-ës numri i të huajve, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për trajtim shëndetësor ka qenë 378, më rënie rreth 24 % nga e njëjta periudhë e një viti më parë, në të cilën ishte 499, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimeve, personat e gatshëm për të udhëtuar për shërbime dentare apo trajtime estetike kanë si kriter parësor për vendimin e tyre cilësinë e lartë të shërbimit, koston e ulët dhe pajisje me teknologji të përparuara.
Shkaku i ardhjes së turistëve dentarë vijon të jetë çmimi.
Klinika të ndryshme në Tiranë tregojnë se sidomos për shërbime dentare, si proteza, implantologji etj., çmimet janë deri në 70% më të lira se në Itali, nga ku mbërrijnë pjesa më e madhe e pacientëve.
“Nëse në Itali, për një implant duhet të paguash deri në 1500 euro, në Shqipëri, çmimi nuk i kalon 650 euro”, pohojnë ata, raporton Monitor.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













