Autotech
“Like” i bën 10 vjet
Butoni i famshëm “Like” që u bë i njohur nga “Facebook”, ka ndryshuar komunikimin tonë online dhe vazhdon të rritet falë reagimeve. Kanë kaluar dhjetë vjet nga “Like” i parë në historinë e internetit. Butoni “më pëlqen” u bë i famshëm nga rrjeti social “Facebook”.
Ky buton nuk del nga moda, pavarësisht se në këto dhjetë vjet, tendencat e rrjetit dhe zakonet e përdoruesve kanë ndryshuar tërësisht, shkruan ‘monitor’.
Suksesi i “Like” ka qenë kaq i madh, saqë sot përdoret praktikisht në çdo platformë. Përveç “Facebook” e përdorin edhe portalet e lajmeve dhe të gjithë rrjetet sociale përdorin “derivatet” e “Like”. “Twitter” dhe “Intagram” përdorin për shembull “zemrën”, përcjell albinfo.ch.
“Like” i parë duhet të jetë ai i dhënë në platformën “FriendFeed” më 30 tetor 2007. “FriendFeed” u ble nga “Facebook” në vitin 2009 dhe kjo platformë e mbylli aktivitetin në vitin 2015.
Butoni “Like” ka disa kuptime. Dhe jo rastësisht, për ta bërë më specifik, “Facebook” ka përfshirë në platformën e vet, edhe të ashtuquajturat “Reaction”.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi












