Autotech
Bëhet oferta më e madhe në historinë e teknologjisë
Prodhuesi i çipave për kompjuterë, “Broadcom” ka njoftuar se ka bërë ofertë rekorde prej 105 miliardë dollarësh për blerjen e rivalit “Qualcomm”, në blerjen më të shtrenjtë që është bërë ndonjëherë në sektorin e teknologjisë.
“Broadcom” që prodhon çipa për produkte si telefona të mençur, po ofron 70 dollarë për aksion për “Qualcomm”.
“Qualcomm” akoma s’është përgjigjur në këtë interesim, ndërsa ajo është duke u marrë me blerjen e “NXP Semiconductors”. “Broadcom” ka thënë se oferta 105 miliardëshe vlen pavarësisht a blihet “NXP Semiconductors” apo jo, transmeton Albinfo.ch.
Një kombinim i tillë do të shtonte presionin në liderët e tregut Intel dhe Samsung duke krijuar prodhuesin e tretë më të madh në botë sa i përket çipave.
“Ky transaksion do të poziciononte kompaninë si lider global me një portfolio impresive të teknologjisë dhe produkteve”, ka thënë Hock Tan, presidenti i “Broadcom”.
Javën e shkuar, “Broadcom” u lavdërua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kur prezantoi planet për lëvizjen e plotë të kompanisë drejt Amerikës. Aktualisht, zyrat e saj janë në Singapor dhe Silicon Valley.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi














