Uncategorized
KQZ-ja i kërkon diasporës t’i dërgojnë fletëvotimet para se t’i pranojnë ato
Më shumë se 6 mijë votues jashtë Kosovës kanë të drejtë për të votuar në balotazh në 19 komunat në vend.
Por, votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, KQZ-ja u kishte kërkuar që t’i dërgojnë fletëvotimet, para se t’i pranojnë ato me postë.
Mesazhe të tilla konfuze janë përcjellë në KTV nga bashkatdhetarët. Në një mesazh shkruhej: “Duke qenë se koha është e shkurtër në pranimin e materialeve për votim që dërgohet nga ana e KQZ-së dhe dërgimin e materialeve nga ana juaj për në adresën e KQZ-së, ju lusim që pakon me fletëvotime ta dërgoni para se t’ju vjen pakoja e KQZ-së përmes dërgesës postare në adresën tuaj ku banoni”, përcjell albinfo.ch.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë se nga certifikimi i rezultateve, në uebfaqen e KQZ-së janë vendosur fletëvotimet për komunat ku ata votojnë, transmeton KTV.
Bashkatdhetarët për të mos pritur mbërritjen e pakos me fletëvotimin në shtëpi, mund të shkarkojnë ato nga uebfaqja e KQZ-së dhe t’i dërgojnë. Kjo, sipas Elezit është bërë për të mos humbur kohë, marrë parasysh se afati i fundit që fletëvotimi i plotësuar të mbërrijë është 17 nëntori, dy ditë para afatit të rregullt.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër













