Lajme
Schulz, thotë se Serbia veproi në kundërshtim me negociatat
Kryetari i PE-së, vendimin e Beogradit, për t’i shpallur zgjedhjet në Kosovë e cilësoi në kundërshtim me negociatat e zhvilluara në Bruksel
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Strasburg është takuar me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe nënkryetarin Lazslo Surjan. Kryetari i PE-së, Martin Schulz vendimin e Beogradit, për t’i shpallur zgjedhjet në Kosovë e cilësoi në kundërshtim me negociatat e zhvilluara në Bruksel..
Në të dy takimet, Krasniqi falënderoi zyrtarët e PE-së për marrëdhëniet e mira që janë ndërtuar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës, për rezolutat e miratuara në mbështetje të Kosovës, duke iu bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta ndërmarrin një hap të tillë.
Krasniqi ka shprehur shqetësimin, sidomos, ndaj qëndrimit që Serbia po mban karshi Kosovës, duke mbështetur strukturat kriminale në veri, duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura dhe duke shpallur zgjedhjet e saj edhe në Kosovë, vendim ky të cilin kryetari Krasniqi e quajti agresion kushtetues dhe ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, raporton RTK.
Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se PE-ja vazhdon të mbajë lidhje të afërta me Kuvendin e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë, sikurse edhe në të kaluarën.
Ai ka theksuar se perspektiva evropiane e Kosovës është e sigurt dhe se rruga e integrimit evropian të saj nuk ka asnjë kundërshtim. Megjithatë, Schulz ka deklaruar se ende ka shumë punë për të bërë në këtë proces, ndërsa negociatat në këtë drejtim do të vazhdojnë.
Vendimet e djeshme të Beogradit, për t’i shpallur zgjedhjet në Kosovë, ai i cilësoi në kundërshtim me negociatat e zhvilluara në Bruksel.
Gjatë këtij takimi, prezent ishte edhe kryesuesi i Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë – Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan./rtk&albinfo/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












