Shkurt.ch
Për pastrimin e borës pranon vetëm “has zviceranë dhe jo asi “me letra”
Shpeshherë nocioni “Eidgenosse” përdoret për të bërë diferencimin në mes të zviceranëve “autoktonë” dhe atyre të natyralizuar (që kanë marrë nënshtetësinë më vonë)
Një firmë nga regjioni Oberburg-u, në shpalljen e saj për një punëtor e ka shkruar në mënyrë fare të qartë se ajo nuk dëshiron të punësojë të huaj. “Do të merren parasysh vetëm “Eidgenossen” (vendësit, zviceranët autoktonë) mund të lexohet në këtë shpallje.
Punëtori që kërkohet duhet të kryejë shërbimin dimëror, kështu qëndron e shkruar në shpallje por nuk ka asnjë detaj më tepër se për çfarë pune konkretisht bëhet fjalë, shkruan 20minuten.ch. Por, gazeta konsideron se firma kërkon një punëtor i cili, në rast nevoje, e pastron arealin e saj nga bora.
I pyetur lidhur me arsyen përse një person me prejardhje të huaj nuk është i pranueshëm për të, punëdhënësi nuk ka dashur të përgjigjet, transmeton albinfo.ch.
Për juristen Alma Wiecken nga Komisioni Federal kundër Racizmit është e qartë se këtu kemi të bëjmë e diskriminim. Mirëpo, shkelje me karakter racist do të kishte, sipas ligjit, vetëm në rast se do të përmendej shprehimisht ndonjë grup i cili do të përjashtohej, transmeton albinfo.ch. Në këtë rast duhej të ishte fjala për përjashtim nga mundësia e punësimit, për shkak të përkatësisë etnike, religjionit ose ngjyrës së lëkurës.
Edhe avokati Martin Steiger thotë se “nga kjo pikëpamje nuk ka mbrojtje nga diskriminimi. Por megjithatë, ky diferencim është i diskutueshëm nga ana politike dhe mund të kuptohet si qëndrim i ekstremit të djathtë”. Kjo shpjegohet edhe me faktin se shpeshherë nocioni “Eidgenosse” përdoret për të bërë diferencimin në mes të zviceranëve “autoktonë” dhe atyre të natyralizuar (që kanë marrë nënshtetësinë më vonë).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër














