Lajme
E ardhmja evropiane e Kosovës e sigurt
Në deklaratë theksohet perspektiva evropiane dhe detyrat që ka Kosova për të arritur drejt këtij qëllimi
Në Strasburg kanë përfunduar punimet takimi i përbashkët dyditor ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës, i bashkëkryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Eduard Kukan, kryesues i Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë – Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.
Në takim, përgjatë këtyre dy ditëve u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me progresin e Kosovës drejt integrimit evropian, për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, për liberalizimin e vizave, për energjinë dhe mbrojtjen e ambientit, për zhvillimin ekonomik dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këto çështje të agjendës së takimit, morën pjesë diskutues nga Parlamenti Evropian dhe nga Kuvendi i Kosovës.
Gjatë diskutimeve u konfirmuan të arriturat që ka pasur Kosova gjatë kësaj kohe, por u pasqyruan edhe dobësitë në këto procese dhe u dhanë rekomandime për vazhdimin e realizimit të objektivave të mëtejshme.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit u dakorduan për tekstin përfundimtar të një deklarate të përbashkët, në të cilën sintetizohen diskutimet gjatë takimit dhe nxirren qëndrimet e përbashkëta të delegacioneve, para së gjithash të bashkëkryesuesve të takimit.
Në deklaratë theksohet, në radhë të parë, perspektiva evropiane e Kosovës dhe detyrat që ka Kosova për të arritur drejt këtij qëllimi, përshëndeten proceset afirmuese nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë këtij viti dhe nënvizohet rëndësia e proceseve të ardhshme drejt liberalizimit të vizave, përafrimit me BE-në dhe integrimin evropian të Kosovës.
Zyrtarë e lartë evropianë konfirmuan që e ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt dhe se tashmë askush nuk bën pengesë në këtë rrugë të saj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












