Lajme
BE-ja me projekte binjakëzimi për bujqësinë e Kosovës
Ka filluar së zbatuari edhe një projekt i ri i binjakëzimit të sektorit të bujqësisë me bujqësinë e vendeve të Bashkimit Evropian
Projekti i BE-së “Përkrahje për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në zhvillimin e legjislacionit, politikave dhe në zbatimin e Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural”, filloi edhe zyrtarisht, ku u bë edhe prezantimi të premten në Prishtinë.
Qëllimi i këtij projekti, i cili do të implementohet nga institucionet publike të Austrisë, Gjermanisë, Hungarisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve, është që të ndihmojë në forcimin e strukturave administrative të ministrisë dhe shoqërisë civile në Kosovë, si dhe të ndihmojë në hartimin e politikave dhe zbatimin e programit kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural sipas parimeve dhe standardeve të BE-së.
Ministri Blerand Stavileci, ka theksuar se programi i binjakëzimit si instrument i ndihmon vendet përfituese për të krijuar administratë moderne dhe efikase, me strukturat, resurset njerëzore dhe me aftësitë e nevojshme menaxhuese për zbatimin e rregulloreve dhe për përafrimin me vendet e BE-së.
Edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Melvin Asin, ka thënë se presin që projekti të prodhojë një varg rezultatesh lidhur me ndërtimin e kapaciteteve dhe me formulimin e politikave në kuadër të ministrisë, të cilat do të shpien nga krijimi i kushteve më të mira për reformën ekonomike brenda sektorit të bujqësisë.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johan Briger u shpreh i kënaqur me përparimin e arritur në shumë fusha dhe me bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Kosovës dhe Austrisë.
Vlera e këtij projekti është rreth 2 milionë euro, ndërsa implementimin e tij do ta bëjnë Ministria Federale Austriake e Bujqësisë, Pylltarisë, Mjedisit dhe Menaxhmentit të Ujërave, Agjencia e Pagesave Agrarmarket e Austrisë, Ministria e Ekonomisë dhe Shkencës e Saarlandit të Gjermanisë, Ministria e Zhvillimit Rural e Hungarisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












