Lajme
Është sulmuar Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë
Koktej molotovi është hedhur mbrëmë në objektin e Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale. Kurse Policia është vënë në ndjekje të sulmuesve.
Raportohet se tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë “Toyota” në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Dragodan, të premten rreth orës 23:00.
Një patrullë policie ka mbetur në Arbëri ku gjendet ambasada për ta ruajtur. Një zyrtare e policisë e ka parandaluar sulmin që të jetë më serioz, raportojnë mediat kosovare.
Incidenti vjen pas disa incidenteve ndër-etnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo Solothurni njihet për lidhjen e tij të pazakontë me numrin 11, i cili është bërë pjesë... -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti











