Shqipëria
Britanikët në kërkim të mafiozëve shqiptarë
Sipas mediave britanike në shënjestër janë vënë 100 pjesëtarë të grupeve mafioze shqiptare, që merren me tregtinë e kokainës në rrugët e qyteteve britanike.
Polica Metropolitane e Londrës është duke bashkëpunuar me Agjencinë Kombëtare të Antikrimit, NCA dhe gjatë viteve të fundit 130 pjesëtarë të grupeve kriminale janë dënuar nga gjykatat dhe janë kapur drogë me vlerë disa dhjetëra milionë funte, si dhe sasi të mëdha para.
Siç raporton “Evening Standard”, zyrtarët thonë se suksesi ka bërë që kriminelët të përdorin mënyra komplekse për fshehjen e kokainës nëpër hapësira të posaçme të krijuara brenda makinave dhe kamionëve të tonazhit të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Statistikat tregojnë se sasitë e drogës së kapur janë rreth 30 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Zyrtarë britanikë kanë kapur 5.516 kilogramë drogë që nga viti 2003.
Ndërkohë, sipas Steve Benett, numrit dy të Departamentit të Inteligjencës të NCA-së, e cilësuar si FBI-ja britanike, suksesi i trafikantëve shqiptarë është ngritur më shumë në reputacionin e tyre si të besueshëm, sesa për dhunën, siç portretizohen në filmin “Taken”, ku luan aktori Liam Neeson. Sipas tij, “ata janë partnerë të mirë biznesi sesa partnerë të frikshëm”.
Muajt e fundit trafikantët shqiptarë kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Amerikës së Jugut, ku është origjina e kokainës, për të arritur marrëveshje të drejtpërdrejta me kartelet e drogës. Sipas “Evening Standard”, Agjencia Kombëtare e Anti-krimit ka dy zyrtarë të saj të stacionuar në Shqipëri, ku po grumbullojnë informacione për rrjetet kriminale, por lidhjet e ngushta familjare të klaneve mafioze e bëjnë të vështirë depërtimin në këto rrjete.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












