Autotech
Twitter e pranon se ka dështuar me verifikimet e llogarive
“Verifikimi nënkuptonte të vërtetonte identitetin dhe zërin, por po interpretohet si ‘rëndësia e një personi’. E dimë se kemi shkaktuar këtë konfuzion dhe duhet ta rregullojmë”
Rrjeti i madh social Twitter ka suspenduar skemën e verifikimit të profileve duke thënë se ky sistem është prishur, pas shumë ankesave lidhur me tipat e llogarive që ishin verifikuar.
Zakonisht njerëz të famshëm, përfshirë politikanë, muzikantë, gazetarë dhe kompani të mëdha marrin një ikonë të kaltër në profilet e tyre pasi të dëshmohet identiteti i tyre.
Megjithatë, së fundmi u verifikuan edhe disa llogari me ideologji raciste dhe ekstremiste.
Themeluesi i Twitterit, Jack Dorsey, tani ka thënë se skema do të rikonsiderohet, transmeton Albinfo.ch.
“Verifikimi nënkuptonte të vërtetonte identitetin dhe zërin, por po interpretohet si ‘rëndësia e një personi’. E dimë se kemi shkaktuar këtë konfuzion dhe duhet ta rregullojmë”, ka njoftuar kompania.
Kompania ka thënë se nuk do të verifikojë më llogari të tjera, deri sa ta rregullojë problemin.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













