Lajme
Azem Syla në momentin e fundit ankohet në Gjyqin Federal
Më parë ishte njoftuar në medie se për shkak të mos reagimit me kohë, atij mund "t`i digjej" e drejta për ankesë
Rasti i Azem Sylës ka mbërritur përfundimisht në Gjykatën Federale, gjegjësisht më instancën më të lartë gjyqësore të Zvicrës. Javën e kaluar ishte njoftuar në medie se për shkak të mos reagimit me kohë, atij mund “t`i digjej” e drejta për ankesë, e cila kalonte më 23 mars.
“Ne kemi marrë nga Gjykata Federale njoftimin se ankesa përkatëse ka arritur atje” ka konfirmuar Gjykata Administrative e Solothurnit.
Kjo gjykatë, me vendimin e saj të shqiptuar më 13 shkurt 2012, pati vendosur që Azem Syla, deputet në Parlamentin e Kosovës, duhet të lëshojë Zvicrën deri në mesin e muajit maj 2012. Më tutje ky vendim gjyqësor e konsideronte me vend edhe vendimin e Zyrës për Migracion të Kantonit të Solothurnit për shuarjen dhe tërheqjen e lejes së qëndrimit të përhershëm (Vizës C) të Sylës. Madje, sipas saj, kjo zyrë nuk ka qenë dashur t`ia ndante atij fare këtë vizë.
Këtë vendim Azem Syla e ka atakuar në Gjykatën Federale në Lozanë, shrkuan “Aargauer Zeitung”. .
Veç këtyre, Gjykata Adminsitrative kishte akuzuar Sylën edhe për “abuzimin për vite të tëra me sistemin e këtushëm social”. Kështu, Fondi për Kompensimi Kantionit të Solothurnit kishte ngritur një padi penale kundër tij, për përfitimin e padrejtë të më shumüë se 400 mijë frangave në emër të kontributeve suplementare. Në këtë bazë, prokuroria e Solothurnit kishte iniciuar javën e kaluar ndaj Sylës një hetim për veprën penale të mashtrimit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











