Kosova
Gjenerali Hoxhis: Trupat amerikane të paktën edhe 5 vjet në Kosovë
Nga ajo që unë shoh, së paku edhe pesë vjetët e ardhshme nuk planifikojmë të largohemi nga Kosova, ka deklaruar gjenerali amerikan Ben Hoxhis
Të paktën edhe pesë vitet e ardhshme, ushtria amerikane nuk do të largohet nga baza Bondstilli dhe nga Kosova. Kështu është përgjigjur komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë, gjenerali Ben Hoxhis. I pyetur nga portali serb i lajmeve Insajder, nëse KFOR-i ka plan të largohet nga Kosova, ai është përgjigjur se për këtë vendos Aleanca Veriatlantike NATO.
“Personalisht jam i ngarkuar të sigurojë pjesëmarrjen e ushtarëve amerikanë në misionin e KFOR-it. Nga ajo që unë shoh, së paku edhe pesë vjetët e ardhshme nuk planifikojmë të largohemi nga Kosova, sepse tashmë janë të siguruara të gjitha resurset edhe për pesë vite e ardhshme” është përgjigjur ushtaraku amerikan, transmeton rtk.
Ai tha se rrëfimi për Qendrën humanitare ruse në Nish është thjesht një fasadë, pasi ajo ka tjetër mision dhe jo atë për çka flitet
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












