Kosova
Kosovë-Belgjikë, së shpejti marrëveshje për sigurimet sociale
Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpaguese
Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës, së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurime sociale, e cila sjell përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve. Ky vendim është marrë gjatë vizitës që delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i Kosovës, ka zhvilluar me delegacionin belg, ku janë përmbyllur me sukses negociatat në lidhje me marrëveshjen në fjalë.
Gjatë takimeve, të dyja palët janë dakorduar që shumë shpejt të caktohet një datë për nënshkrimin e marrëveshjes.
Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës, varësisht se ku zgjedhin të jetojnë, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër













