Shkurt.ch
Zvicrës, arsimi dhe shkenca i kushtojnë 37 miliardë franga në vit
Dhjetë vite më parë, nga paraja publike, arsimi në Zvicër kishte përfituar 28 miliardë franga ose 9 miliardë më pak se aktualisht
Shteti zviceran gjatë vitit 2015 ka shpenzuar 37 miliardë franga për arsim dhe hulumtime, që është për 800 milionë më shumë se një vit më parë. Me përqindje, pasi të “pastrohet” efekti që bën shtrenjtimi, i bie se janë dhënë 3.5 për qind më shumë. Ndërsa po u krahasua me rritjen e bruto produktit të përgjithshëm, del se shpenzimet për arsim dhe hulumtim janë rritur afërsisht tre fish më shumë, shkruan sda.ch.
Në të njëjtën kohë, sipas Zyrës Federale për Statistikë, shpenzimet e përmendura kanë qenë në shkallë të përafërt me ato të përgjithshme që ka pasur shteti në këtë periudhë.
Dhjetë vite më parë, nga paraja publike, arsimi në Zvicër kishte përfituar 28 miliardë franga ose 9 miliardë më pak se aktualisht, transmeton albinfo.ch. Shikuar në mënyrë efektive, rritja e parave të dhëna për arsim ka qenë për më shumë se një të katërtën (27.5) në krahasim me vitin 2005.
Arsyeja kryesore për këtë rritje nuk qëndron në shtimin e numrit të nxënësve por në rritjen e shpenzimeve për kokë nxënësi ose studenti.
Ndërkaq, gjatë periudhës së njëjtë është rritur nga 15.5% në 17.2 % pjesëmarrja e shpenzimeve për arsim në shpenzimet e tërësishme publike, përcjell albinfo.ch. Pas shpenzimeve për siguri sociale (40 për qind), në vendin e dytë për nga pesha vijnë ato për arsuim dhe shkencë.
Me 23 miliardë franga, kantonet kanë siguruar dy të tretat e këtyre shpenzimeve. Një e katërta ka ardhur nga komunat dhe 10 për qind nga federata.
Gjysma e shpenzimeve të dedikuara arsimit, shkon për shkollimin fillor dhe shkollat speciale. Një e pesta i dedikohet shkollave të larta dhe universiteteve ndërsa nga një të dhjetat, shkencës dhe arsimit bazik profesional. Në të gjitha këto kategori, rreth dy të tretat e mjeteve janë shpenzuar për pagesën e personelit mësimor.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër










