Shqipëria
Rama porosit ambasadorët: Më agresivë për tërheqjen e investimeve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur takim me ambasadorët shqiptarë nëpër botë.
“Unë besoj se puna e bërë me përgatitjen e këtij plani për koordinimin e institucioneve është një bazë e mirë që do të kërkojë kohën e vetë për t’u konsoliduar. Ama është e rëndësishme që çdonjëri nga drejtuesit e misioneve tona diplomatike të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar dhe këmbëngulur në kalimin sa më të shpejtë e me sukses të kësaj faze të institucioneve, që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit në çdo vend ku çdo ambasadë e konsullatë do të bëjë punën e vetë”, ka thënë Rama, shkruan ‘TCH’.
Rama ka theksuar se sot janë krijuar të gjitha kushtet për të komunikuar me të gjithë ata që janë të interesuar për potencialet dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investime.
“Ka një interes për të investuar në vendin tonë në turizëm, por edhe në sektorin energjitik e atë të naftës dhe besoj se ne duhet të fokusohemi fort tek turizmi, manifaktura, zhvillimi rural, etj”, ka vijuar Rama.
Në këtë drejtim, ka shtuar kreu i qeverisë, një rol kyç mund të luajë edhe diaspora shqiptare, e cila sipas tij është konsoliduar ndër vite duke u kthyer në një faktor ndikues.
“Diaspora shqiptare është e përbërë nga disa gjenerata, nga ajo më e vjetër tek ajo më e re, e krijuar pas shembjes së komunizmit”, ka shtuar Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
A po kthehet koronavirusi në Zvicër?
-
Si të merrni një leje si punëtor ndërkufitar në Zvicër
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër është rritur