Kuriozitete
Një e pesta e të prekurve me kancer vuan nga çrregullimet me stresin
Një e pesta e pacientëve me kancer vuajnë nga çrregullimet me stresin post-traumatik (PTSD), ka gjetur një studim i ri.
Rreth një e treta e tyre vazhdojnë të jenë keq me stresin edhe katër vjet pas diagnozës.
Hulumtuesit nga Malajzia kanë gjetur se PTSD duhet patjetër të identifikohet, monitorohet dhe të trajtohet shumë më herët.
Becki McGuinness, që ishte diagnostikuar me kancerin në eshtra, ka htënë se stresi dhe depresioni ishin sfidat më të mëdha për të. Ajo ishte trajtuar me kimioterapi pasi ishte diagnostikuar në moshën 21-vjeçare. Te ajo nuk pati sukses dhe iu desh radioterapia, shkruan BBC.
“Deri kur përfundova radioterapinë dhe disa muaj më pas kuptova se nuk kisha më cikël menstrual. Në moshën 23-vjeçare e kuptova se kisha kaluar në menopauzë dhe nuk mund të kisha fëmijë”, ka thënë ajo.
Ajo është shprehur e shkatërruar, pasi e kuptoi se mund të kishte evituar këtë problem, transmeton Albinfo.ch.
Kjo kishte shkaktuar depresion dhe çrregullim të stresit qe shtatë vjet.
Ekipi hulumtues ka përcjellë 469 pacientë dhe ka testuar ata gjashtë muaj pas trajtimit të kancerit dhe sërish pas katër vjetësh. Në 21 për qind të rasteve, pas gjashtë muajsh pati çrregullim stresi, ndërsa kjo përqindje ra në 6 pas katër vjetësh.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale












