Lajme
Kosova, e katërta në botë për nga numri i azilkërkuesve?!
21100 kërkues të azilit janë nga Serbia dhe Kosova. (UNHCR prezanton Serbinë dhe Kosovën së bashku pasi nuk e njeh Kosovën shtet)
Sipas një raporti të publikuar të hënën nga UNHCR në Gjenevë, më së shumti azilkërkues gjatë vitit 2011 ka pasur nga Afganistani, gjegjësisht 35700 veta ose 34% më shumë se në vitin 2010. Pas këtij vendi, vjen Kina me 24400 azilkërkues dhe Iraku me 23500, shkruan swissinfo.ch.
Menjëherë pas këtyre vendeve me popullatë të madhe ose në gjendje lufte, në vendin e katërt vijnë Serbia dhe Kosova, me 21100 kërkues të azilit në gjithë botën. Fakti që UNHCR i prezanton në listë Serbinë dhe Kosovën në mënyrë të përbashkët ka të bëjë me mosnjohjen e Kosovës si vend i pavarur nga OKB-ja, ku bën pjesë edhe UNHCR.
Ndërsa nga vendet pritëse, më së shumti azilkërkues ka pranuar SHBA, 74000, pas saj vjen Franca me 51900. Gjermania 45700, Italia 34100 etj. Zvicra është vendi i nëntë në listën e vendeve që kanë pranuar më shumë azilkërkues, gjithsej 19400.
Mirëpo, marrë për nga numri i banorëve, Zvicra është në vendin e katërt me numrin e azilkërkuesve në 1000 banorë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












