Gjuha
LAPSH-i festoi ditën e shkollës shqipe
LAPSH “Naim Frashëri”(St.Gallen dhe Glarus) kremtuan 7 Marsin Ditës së Shkollës Shqipe
©Jonida Haxhija, Afërdita Maliqi, Fatmire Sopa, Qefsere Sejdiu, Vaxhid Sejdiu, Gani Shala, Ndrec Nikolla së bashku me kryetarin e Këshillit Mehmet Sherifi i pari nga e djathta në të majtë u nderuan për punën e tyre në mësimin plotësues dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, si dhe trashëgimisë kulturore nga të gjitha hapësirat e trojeve shqiptare.
Më 17 Mars 2012 në Weesen të Zvicrës, në sallën e madhe të mbushur përplotë bashkätdhetarë, nxënës, e mysafir të ftuar LAPSH “Naim Frashëri” e kantonit St.Gallen dhe kantonit Glarus, bashkërisht në mënyrë madhshtore kremtuan 7 Marsin Ditën e Shkollës Shqipe. Pjesëmarrësit me vëmendje përcillen programin e pasur kulturo-artistik, të përgatitur nga mesimdhënësit bashkërisht me nxënësit e shkollës shqipe, të cilët, me të vërtetë pas përfundimit të programit dëshmuan me punën e tyre se i kanë qëndruar besnik përmbajtjes së Ftesës ku në mes tjerash ishte bërë edhe kjo thirrje:
“…Ejani dhe binduni në përpjekjet e nxënësve të shkollës shqipe në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.”
Manifestimin e madhështoi dhe e nderoi edhe prania e pilotit Xhems Berisha, i cili pa u lodhur asnjëherë, duke rrezikuar edhe jetën e vet, me fluturakën e tij, fluturon në të të gjitha kontinentet e botës, për të bërë gjithë atë çfarë është e mundur, për ta njohur Kosovën gjithë ato shtete që deri më tani se kanë njohur pavarësinë e saj.
Prania e Xhems Berishës u nderua dhe u mirëprit jo vetem nga LAPSH” Naim Frashëri” e St Galenit dhe Glarusit, i cili e nderojë manifestimin, dhe ishte një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit e manifestimit kur mësuan se ai ështe në sallë në mesin e tyre që edhe u nderua me duartrokitje për gjithë atë që ka bërë e po bënë për Kosovën dhe njohjen e saj ndërkombëtarisht .
© Në foto nga e majta në të djathtë Daja Rizë, Xhems Berisha,Vaxhid Sejdiu, Sahit Idrizi dhe rapsodi Hekuran Rexhepi
Programi i larmishëm me këngë,valle dhe recitime u përcjell me duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit në këtë manifestim, të cilët u përshëndeten me fjalën e rastit nga mësimdhënësi me përvojë Vaxhid Sejdiu i cili është edhe kryetar i Këshillit të arsimtarëve.
Sejdiu në fjalën e tij, i bëri një rekapitulim gjithë periudhës 125 vjeçare nga hapja e shkollës së parë shqipe e këndej, duke përmendur vështirësitë dhe pengesat nëpër të cilat ajo ka kaluar. “Prandaj ndër shekuj mësuesit tanë kanë qenë të anatemuar nga shtetet fqinje, sepse ata kanë qenë një pengesë e madhe në mosrealizimin e ëndrrave greke, sllave dhe osmane mbi çfarosjen e gjuhës së lashtë shqipe, rrënjët e së cilës qëndrojnë me një krenari të veçantë në mesin e gjuhëve të botës. Ata me jetën dhe veprën e tyre janë bërë dëshmi e gjallë se si ruhet gjuha, libri, shkolla dhe kultura shqiptare”, ka thënë Vaxhid Sejdiu.
“Jam i detyruar që t`iu drejtohem me një kërkesë të natyrshme, që është pjesë e misionit të mësuesit, që është pjesë e detyrave shkollore, që të ardhmen t`ua kushtojmë fëmijëve tanë, që abetarja dhe shkronjat e arta të saj, të jenë sa më afër fëmijëve tanë sepse fëmijët tanë kanë kuptim të plotë në jetë vetëm me gjuhën shqipe. Dhe më në fund më lejoni t`iu shpreh një mirënjohje të gjithë prindërve që i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, dhe një vërejte të gjithë atyre të cilët e anashkalojnë shkollën shqipe”, ka përfunduar mësuesi dhe koordinatori i LAPSH-së në këtë regjion, Vaxhid Sejdiu.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












