Shkurt.ch
Myslimanët, me “Kartë” kundër ekstremizmit dhe për lojalitet ndaj Zvicrës
Të parat që kanë miratuar një “Kartë” mbi laicitetin dhe lojalitetin kundruall shtetit të Zvicrës kanë qenë dy bashkësitë fetare myslimane të shqiptarëve, në mars të këtij viti
Përfaqësues të myslimanëve të Zvicrës kanë miratuar sot në qytetin Biel/Bienne të Kantonit të Bernës një Kartë simbolike që përmabn të drejtat dhe detyrimet e tyre, raporton agjencia e lajmeve e Zvicrës, SDA. Ekstremizmi, si ai religjioz ashtu dhe ekstremizmi politik ose ndërkulturor hidhet poshtë nga myslimanët që e kanë nënshkruar dokumentin në fjalë.
Teksti kërkon po ashtu që të gjitha bashkësitë fetare gjegjësisht të gjitha religjionet të trajtohen njësoj, transmeton albinfo.ch. Secili qytetar ka të drejtë të shprehë bindjet e tij fetare dhe të jetojë sipas tyre por kjo, gjithmonë në përputhje me Kushtetutën Federale, e cila ka përparësi mbi të gjitha. Në tekst përmendet po ashtu edhe barazia në mes të gjinive.
Në aktivitetin e mbajtur në lokalet e Kishës Reformiste ”Pasquart”, në Biel/Bienne kanë marrë pjesë rreth 60 veta nga organizatat myslimane të Zvicrës por edhe nga politika.
Iniciator i takimit dhe përpilimit të “Kartës” ka qenë deputeti kantonal i Bielit nga Partia Socialdemokrate dhe gazetari, Mohamed Hamdaoui, transmeton albinfo.ch. Ai e ka arsyetuar këtë iniciativë me nevojën për të kundërshtuar “ekstremistët nga të dyja palët”, si partitë e djathta ashtu dhe myslimanët radikalë.
Sipas tij, myslimanët janë ngopur nga praktika që e djathta politike i instrumentalizon duke i hedhur në një thes me ekstremistët dhe nga përfaqësimi me njerëz me të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët. “Në radhë të parë ne këtu jemi të gjithë qytetarë dhe religjioni nuk ka të bëjë asgjë në këtë kuptim. Ne këtu jemi që të marrim pjesë në jetën shoqërore”, ka thënë Naima Serroukh.
Hamdaoui ka themeluar organizatën “Landsgemeinde” së bashku me dy pjesëtarë të shoqatës “Tasamouh”, e cila vepron në fushën e parandalimit të radikalizimit.
Në mars të këtij viti, kanë qenë dy bashkësitë fetare myslimane të shqiptarëve, të parat që kanë miratuar në Bernë një “Kartë” mbi laicitetin dhe lojalitetin kundruall shtetit të Zvicrës. Albinfo.ch ka raportuar nga aktiviteti në fjalë. Pas tyre një dokument të ngjashëm e kanë nënshkruar edhe myslimanët e Bosnjës.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














