Shqipëria
Nis në Vlorë manifestimi për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Në qytetin e Vlorës kanë nisur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni, marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve që ka në Kosovë.
Haradinaj sot pritet të takohet me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Coope, ndërsa të gjithë anëtarët e qeverisë së Kosovës ndodhen në Vlorë.
Ata një dite më parë ishin në Korçë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila u mbyll me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve dhe memorandume mes dy vendeve. Të dy kryeministrat u zotuan të bëjnë më shumë për integrimin ekonomik të dy vendeve.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”











