Shqipëria
Debat i nxehtë në Kuvend, Balla akuzon Bashën për pastrim parash
Partia Socialiste njofton se do të ngritë padi në prokurori për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për siç thonë ata pastrim parash, transmeton albinfo.ch. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla iu rikthye akuzave për kontratën lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se kreu i demokratëve duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale.
“Sot është dita të dalësh e të sqarosh ku i ke gjetur 1 milion dollarë për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë? Burimet bëjnë me dije se këto para administrohen nga një person i lidhur me Bashën. Fondi është krijuar në një ishull offshore për të fshehur gjurmët që të çojnë tek Basha. Jemi në kushtet e disa veprave të rënda penale që bien drejtpërdrejt mbi Bashën. Kjo është skema më e pastër e pastrimit të parave. Të hënën do të paraqesim kallëzim penal për Lulzim Bashën për këtë skemë mashtrimi”, tha Balla.
Ka reaguar menjëherë Basha, i cili akuzave iu përgjigj me akuza, duke thënë se pozita po kërkon të mbulojë skandalin, ku është i përfshirë ish-ministri Samir Tahiri, ndërsa ftoi PS-në që të mos vonojë, por t’i dërgojë menjëherë dokumentet në prokurori.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”










