Shkurt.ch
Gazeta “NZZ”, me shtojcë speciale për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
„Në fletoren tonë ne shtrojmë pyetjen se çfarë do të thotë të kesh „dy atdhe“ si dhe çfarë duhet bërë që të ketë sukses integrimi". Numri special „NZZ-Folio“ del më 5 shkurt 2018
„Më 17 shkurt të vitit 2018, Kosova do të festojë 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Zvicra kishte qenë ndër vendet e para që atëbotë kishin njohur Republikën e Kosovës“. Kështu e nis gazeta gazeta „NZZ“ paralajmërimin për shtojcën e saj „Folio“ të cilën ajo me këtë rast, do t`ia kushtojë `Kantonit të Kosovës`, shkruan albinfo.ch. Kështu e quajnë pak me përgëdheli e pak me shpoti Kosovën në opinionin zviceran, duke dashur të vendosin theksin në praninë e madhe të Kosovës në Zvicër
Ndryshe, Zvicra është po ashtu e lidhur ngusht me shtetin më të ri të Evropës. 200 mijë njerëz me rrënjë kosovare jetojnë te ne dhe kjo është e barabartë me më shumë se 10 për qind të banorëve të Kosovës. Për shumicën e kosovarozviceranëve, kthimi në Kosovë nuk është fare opsion dhe edhe më pak për ata që janë të lindur në Zvicër.
„Në fletoren tonë ne shtrojmë pyetjen se çfarë do të thotë të kesh „dy atdhe“ si dhe çfarë duhet bërë që të ketë sukses integrimi. Natyrisht, ne do ta vizitojmë edhe Prishtinën, kryeqytetin që rritet në mënyrë të egër, të shtetit më të varfër në Ballkan“, përfundon paralajmërimi.
Numri special „NZZ-Folio“ del më 5 shkurt 2018, ose 12 ditë para festës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












