Lajme
Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka ndarje të Serbisë
Nuk ka shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe në mes të Serbisë", ka thënë presidentja Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në njëvjetorin e zgjedhjes së saj në detyrën e presidentes së vendit, ka organizuar një takim me gazetarë.
“E dini se para një viti vendi hyri në një krizë politike, për pamundësinë e zgjedhjes se Presidentit në Kuvend. Unë pata nderin të jem e përzgjedhura e partive politike dhe për të parën herë në historinë e Kosovës të jem një presidente jashtë partiake, të jem faktor uniteti i popullit dhe gjithashtu të jem e pranueshme për gjithë spektrin politik dhe nacional të Kosovës”, ka thënë Jahjaga në këtë takim.
Ajo ka thënë se është e vetëdijshme që gazetarët kanë dëshirë që Presidentja e vendit të jem prezent më shumë në media dhe në opinion.
“Mirëpo, unë gjithmonë kam kujdes që në të gjitha paraqitjet e mia publike të them porosinë e caktuar apo ta përçoj mesazhin institucional. Nuk është arsyetim. por Presidentja e vendit shpreh publikisht vetëm qëndrimet zyrtare dhe ju e dini se ato ndërtohen me një procedurë të veçantë: Presidentja nuk shpreh mendimet dhe pikëpamjet e saj”, ka theksuar ajo.
Jahjaga ka thënë se i ka përmbushur të gjitha detyrat në kuadër të bashkërendimit dhe koordinimit në raport me Qeverinë, Kuvendin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Forcës së Sigurisë, me partitë politike, me shoqërinë civile dhe me komunitetin akademik dhe profesional.
“Të gjitha këto aktivitete të mia ashtu, si edhe vizitat jashtë vendit, vizitat shtetërore, zyrtare dhe të punës, ashtu si edhe në vizitat në komuna të Kosovës, ju i keni përcjellë dhe i keni prezantuar në media”, ka thënë presidentja e Kosovës, e cila ka përsëritur se do të jetë faktor uniteti, se do t’i zgjidhë krizat, dhe se në asnjë rast nuk do të jetë pengesë për çfarëdo marrëveshje.
Jahjaga nuk është deklaruar nëse do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa në pyetjen nëse do të jap dorëheqje në momentin kur të shpallen ato.
Presidentja ka theksuar se nuk do të ketë ndarje, shkëmbim të territoreve apo popullsisë, e as zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës.
“Nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka ndarje të Serbisë. Nuk ka shkëmbim të territoreve dhe as të popullsisë, as në mes të Kosovës dhe në mes të Serbisë”, ka thënë presidentja Jahjaga.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











