Uncategorized
KQZ-ja me rregulla shtesë për votuesit nga diaspora
Për rivotim në komunën e Istogut, që do të mbahet më 17 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se votuesit e regjistruar për votim përmes postës duhet të dërgojnë dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin e telefonit kontaktues.
Sipas KQZ-së, më pas këta votues do të kontaktohen për verifikim. Këta hapa KQZ-ja i ka marrë pas dyshimeve për mashtrime me votat e personave që jetojnë jashtë Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, në rast se këta votues, që janë regjistruar suksesshëm për Komunën e Istogut, nuk do të sjellin dëshmi zyrtare shtesë për adresën dhe numrin kontaktues të telefonit nga deri më 6 dhjetor 2017, do të kthehen si votues në Listën Votuese brenda Kosovës, në Qendrat e Votimit sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












