Lajme
Zgjedhjet penguan hyrjen në BERZH
Zgjedhjet e 12 dhjetorit, përfaqësuesit e qeverisë në dorëheqje i konsiderojnë arsye të mosanëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Por, pas përfundimit të procesit zgjedhor, Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave, shpreh bindjen se Kosova do të jetë pjesë e këtij mekanizmi. “Do të mund ta konkludonim përmbylljen e këtij procesi, sikurse të mos ndodhte ajo çfarë ka ndodhur me institucionet e Kosovës.
Megjithatë, unë besoj se ky proces do të përmbyllet shpejt, pasi ritmi i veprimeve është ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve të parakohshme”, thotë Shala. Sipas tij, autoritetet përgjegjëse tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për anëtarësim në këtë mekanizëm ndërkombëtar. “Jemi në fazën e fundit… Unë jam shumë i sigurt se në muajit e ardhshëm, ky proces do të përmbyllet me sukses”, pohon Shala.
Ekspertë për çështje ekonomike thonë se anëtarësimi i Kosovës në BERZH do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
Për këtë arsye, Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se Kosova ka nevojë të jetë pjesë e një institucioni të tillë. “Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme, për arsye se BERZH-i ofron financim me kushte të volitshme për projekte kapitale dhe infrastrukturore, të sektorit publik, por edhe të sektorit në privat, të përmasave që ne tani ne nuk i kemi”, sqaron Musa. Rëndësia e prezencës së kësaj banke në tregun kosovar, sipas Musës, qëndron në ndihmesën që ofron për sektorin privat, rrjedhimisht kompanitë fillestare. Përveç kësaj, shton ai, ndikon pozitivisht edhe tek investitorët potencialë. “Nëse Kosova do të anëtarësohej në BERZH, është një sinjal i mirë edhe për investitorët e huaj. Arsyeja kryesore qëndron në atë se hapen opsionet ose alternativat për burime të ndryshme të financimit”, vlerëson Musa.
Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vazhdimisht ka ndihmuar projekte të ndryshme, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












