Uncategorized
Ligjvënësit mirëpresin marrëveshjen e Shqipërisë me Diasporën
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar para Komisionit për strategjitë dhe politikat e ministrisë për Diasporën dhe sektorin e investimeve strategjike
Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti Visar Ymeri, dhe anëtarët e tjerë të komisionit parlamentar i kanë mirëpritur marrëveshjet e arritura me Republikën e Shqipërisë në fushën e diasporës dhe kanë kërkuar implementimin sa më të shpejtë të tyre.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar para Komisionit për strategjitë dhe politikat e ministrisë për Diasporën dhe sektorin e investimeve strategjike.
“Kemi nënshkruar tri marrëveshje në fushën e diasporës me Republikën e Shqipërisë. Ndërsa në fushën e investimeve nga viti 2007 ka pasur rënie të investimeve, ndërkaq presim gjatë këtij muaji të listojmë investitorin e parë strategjik në Republikën e Kosovës”, ka thënë ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti Visar Ymeri, ka kërkuar të informohet për çështjen e Kartonit të Gjelbër dhe zgjidhjen për këtë, ndërkaq ka pyetur edhe për 5 ulëset e rezervuara në Kuvend për Diasporën.
“Të rejat në këtë aspekt janë se kemi arritur ta përgjysmojmë tarifën, ndërsa deri në heqjen e tërësishme të policave kufitare po punojmë në këtë drejtim dhe kjo do të ndodhë në fazën e ardhshme. Tani procesi i blerjes së këtyre policave ka avancuar në atë elektronik, për t’i ulur pritjet e diasporës gjatë kthimit në atdheun e tyre. Sa u përket ulëseve të rezervuara për Diasporën, kjo çështje është sa kushtetuese, aq edhe vullnet politik”, është përgjigjur Gashi, thuhet në një komunikatë për media.
Deputetët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike janë informuar edhe për buxhetin e Ministrisë, funksionimin e fazës së investimeve strategjike, ligjet në fuqi dhe ato që priten të hyjnë në të mirë të Diasporës.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












