Kosova
Diaspora “injoron” Istogun, vetëm 85 votues jashtë Kosovës
Janë gjithsej 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar, konfirmon KZQ
Rivotimi në Istog duket se ka “dekurajuar” diasporën e cila kësaj here ka treguar ngathtësi në votimin me postë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 85 votues kanë dërguar dëshmi zyrtare për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës. Ndërkaq në zgjedhjet e kaluara të balotazhit, ishin votat me kusht dhe ato nga diaspora me postë, rreth 1500, që përmbysen rezultatin.
KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunave Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor.
Ndërsa, lidhur me përgatitjet për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahet më 17 dhjetor, kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve raport lidhur me ecurinë e këtyre përgatitjeve.
Lidhur me konfirmimin dhe verifikimin e votuesve nga jashtë vendit (2 dhjetor – 6 dhjetor) për komunën e Istogut, ai bëri të ditur se janë gjithsej 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar. Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës.
Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 9 nëntorit, Haki Rugova i LDK-së printe me 671 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së, në numërimin e votave me kusht. Por, votat me kusht dhe ato me postë, që ishin rreth 1500 përmbysen rezultatin. Dreshaj mori 1475 vota për dallim nga Rugova që ka marrë vetëm 133 vota.
Ky rezultat i votave me postë ndikoi që PZAP dhe Gjykata t’i anuloj votat nën dyshimin për manipulim.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












