Kuriozitete
Firma qeras punëtorët, duke i çuar për pushime në Karibik
Por prej nga gjithë kjo zemërgjerësi? “Pasi që pa ta ne nuk do të ishim rritur kaq”, thonë Antonio Piolanti dhe Marco Pesaresi nga stafi i kompanisë
Kështu është kur shefi i “çon në det” të gjithë punëtorët. Stafi menaxhues i një firme italiane të softuerit është aq i kënaqur me të punësuarit sa që ka vendosur që të gjithë t`i çojë në det! Dhe jo në çfarëdo deti por në Karibikun e largët. Bëhet fjalë për kompaninë “Lasersoft” nga Rimini i Italisë e cila po e feston 30 vjetorin e themelimit me një ftesë zemërgjerë: të gjithë, 25 punëtorët do ta kalojnë një javë përrallore në Karibik.
Por prej nga gjithë kjo zemërgjerësi? “Pasi që pa ta ne nuk do të ishim rritur kaq”, thonë Antonio Piolanti dhe Marco Pesaresi nga stafi i kompanisë, për gazetën lokale “Il resto del Caerlino”.
“lasersoft” është një ndër prodhuesit më të rëndësishëm të softuerit për hotele, restorante dhe bare në Itali. Në vitin 2016 firma ka pasur mbi 2.5 milionë qarkullim, transmeton albinfo.ch. “Shumë nga punëtorët tanë punojnë me ne prej më shumë se 20 vitesh dhe punojnë ashtu sikur t`u takonte firma atyre. Ata janë në dispozicion kur ka nevojë urgjente për ta ose bëjnë orë pune plus pa u ankuar kur ka shumë punë për t`u kryer. Ata janë kapitali i vërtetë njerëzor i firmës sonë”, thonë në drejtori.
“Lasersoft” kishte realizuar edhe në vitin 2008 një aksion të ngjashëm. Atëbotë, të punësuarit ishin dërguar në Dubai. Ndërsa kësaj here ata udhëtojnë më 4 janar në një skaj tjetër të botës. Ata mund të marrin me vete edhe familjarët e tyre, por në atë rast shpenzimet plotësuese do t`i paguajnë vetë.
Të kalosh pushimet së bashku, nënkupton që të kesh raporte të mira në mes të punëtorëve, mendon menaxheru Piolanti. Ai e kishte themeluar kompaninë në vitin 1988 së bashku me shokun e atëhershëm të shkollës, Pesaresi, në garazhin e shtëpisë së tij.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











