Sport
UEFA: Selmanaj, golashënuesi i dytë pas Ronaldos!
Ky lojtar i Futsallit ka shënuar 12 gola për Liburnin e Kosovës në ndeshjet për Kupën UEFA Futsal dhe 9 herë tjera për Kombëtaren e Shqipërisë në kualifikimet për UEFA Futsal Euro 2018
Dhjetori i është muaji i bërjes së bilanceve në çdo fushë të jetës edhe në sport, gjegjësisht në futboll, po ashtu. UEFA ka bërë një ranglistë të golaveshënuesve më të mirë të vitit 2017. Vendin e parë këtu e zë, kush tjetër pos Cristiano Ronaldo, me 19 gola të shënuar për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Ai po ashtu ka shënuar edhe 8 gola për Portugalinë, në kualifikimet e Botërorit.
Por, kush është i dyti pas Ronaldos? Ai është lojtari jo aq i njohur i futbollit në sallë (Futsall) Halim Selmanaj, shrkuan albinfo.ch. Ai, veç tjerash është i vetmi futbollist përveç Ronaldos që gjatë vitit 2017 ka shënuar më shumë se 20 gola. Ky lojtar i Futsallit ka shënuar 12 gola për Liburnin e Kosovës në ndeshjet për Kupën UEFA Futsal dhe 9 herë tjera për Kombëtaren e Shqipërisë në kualifikimet për UEFA Futsal Euro 2018.
Sigurisht, krahasimi i Selmanajt me mbretin e futbollit botëror, Ronaldon është i papërshtatshëm. Por, qëndron fakti se emri i tij figuron si i dyti pas Ronaldos në listën zyrtare të përpiluar nga UEFA.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?














